Shitën ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, gjykata merr vendim për 6 të arrestuarit

Gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për 6 të arrestuarit të cilët kanë shitur ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë Covid-19.

Arrest shtëpie është dhënë për Blerim Bitrin, Florian Markun, Margarita Xhaxhiun, Jani Papulin, Florian Lilën dhe Bashkim Osmanin.

Avokatet kanë kërkuar masa më të lehta sigurie.

Nuk janë kriminelë. Nuk është koha për të arrestuar staf mjekësor, kanë siguruar ilaçe kur popullata nuk mund t’I gjente në kohë pandemie”, kanë thënë ata.

Kujtojmë se 6 personat u arrestuan disa ditë më parë pas një hetimi 10-mujor./albeu.com

 


Shtuar 11.10.2021 12:12