Afrimiteti i madh i Semi Jaupajt dhe Donald Veshaj brenda në “Big Brother” po gjykohet shumë nga jashtë duke ditur se aktori është ish i dashuri i Bora Zemanit dhe nga ana tjetër Semi është shoqja e ngushtë e moderatores.
Përveç afrimitetit fizik, puthjeve dhe përqafimeve, Semi dhe Donaldi diskutuan edhe për një tatuazh të përbashkët. Patjetër që Bora Zemanit i kanë shkuar në vesh këtë aludime edhe pse prej saj nuk kemi akoma asnjë reagim.
Ndoshta nuk kemi asnjë reagim të drejtpërdrejtë, por menaxheri i Instagramit të Semi Jaupajt ka ndarë prej dy ditësh në profilin e këngëtares një foto me shoqen e saj të ngushtë Bora Zemanin dhe kjo e fundit nuk i ka bërë as “like” edhe pse nëpërmjet “tag-ut” ka marrë njoftimin e publikimit të fotos.
Nisur nga kjo kanë nisur aludimet se moderatorja nuk po e pret mirë afrimitetin e shoqes së saj të ngushtë me ish të dashurin e saj publik./albeu.com/