Dhimbje “koke” për Solskjaer, titullari dëmtohet në finalen e Nations League

Lajme të këqija për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, pasi mbrojtësi i ardhur këtë verë te Manchester United, Raphael Varane është dëmtuar gjatë finales së Ligës së Kombeve mes Francës e Spanjës.

Futbollisti ishte titullar i prapavijës së “gjelave”, por qëndroi në fushë deri në minutën e 42-të, pasi pësoi një dëmtim muskulor dhe u zëvendësua nga mbrojtësi i Bayernit të Mynihut Dayot Upamecano.

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por prekja e kofshës është sinjal i një problemi muskulor, që mund ta lërë mbrojtësin disa javë larg fushave të lojës.

Nëse gjithçka konfirmohet, atëherë Solskjaer do të duhet të rikthejë në formacion dyshen Maguire-Lindelof, që nuk është se ka ofruar shumë garanci gjatë sezonit të kaluar.


Shtuar 11.10.2021 08:47