Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar menjëherë pas prezantimit të planit me tre pika të Edi Ramës për përballimin e krizës energjitike.
Basha është shprehur se me këto veprime e dalje publike, Rama nuk po bën gjë tjetër veçse po mundohet të fshehë vjedhjen.
Sipas Bashës, Rama kështu ka bërë edhe me tenderat sekretë gjatë pandemisë dhe më tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tëmeti.
Reagimi i Bashës:
“Krizë” për të fshehur vjedhjen.Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti./albeu.com