Polcicia në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka vënë në pranga 6 shtetas për shitje të medikamenteve kontrabandë.
Arrestimi i Blerim BitriT, Florian Markut, Margarita Xhaxhiut, Jani Papulit, Florian Lilës dhe Bashkim Osmanit u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas.
Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:
1. B, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
2. M, 39 vjeç, administrator i një farmacie;
3. Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
4. P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
5. L, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
6. B. O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”./albeu.com