Një ndër ta është sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi që sipas Esport2, është ‘lodhur’ duke qenë zëvendësues dhe dëshiron kalimin te Barcelona.
Sipas tyre, belgu i është vetë ofruar gjigantit spanjoll, që është duke ‘vuajtur’ për të shënuar gola.
Origi zhvilloi vetëm 157 minuta këtë sezon, duke shënuar një gol.
Agjenti i sulmuesit është duke punuar që ta bëjë me skuadër të re që nga janari dhe Barcleona e njeh mirë, ngase ky i fundit iu shënoi dy gola në përmbysjen e ‘çmendur’ 4 – 0 në “Anfield”.
Belgu ka kontratë deri në vitin 2022 dhe nëse nuk rinovon, do largohet falas. Pra, ekziston mundësia që të arrijë lirë në këtë afat dimëror.
Ende nuk dihet nëse Barcelona e do Origin, ngase deri më tani ka tre qendërsulmues në skuadër, pra Sergio Aguero, Martin Braithwaite dhe Luuk de Jong.