Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është shprehur se opozita Ramës nuk mund t’i bëhet me këshilla por sipas tij “me thyerje turinjsh”.
Komentet Paloka i bëri në një reagim pas deklaratave të Ramës që i quajti kolegët e tij mbeturina të partisë së punës.
“Une habitem me habine e atyre qe paskan pritur qe Rama te kishte ndryshuar…! Per kete arsye e thashe qe diten e pare ne ate salle: “Fjalet me keta nuk kane me asnje vlere” . Ata thjesht duhen permbysur. Ky dhe vetem ky duhet te jete objektivi i opozites.
Ky regjim permbyset nuk permirsohet me keshilla opozitare. Rames i duhen thyer turinjte , jo ti bejme makiazh!”, shkruan Paloka në postimin e tij në rrjetet sociale.
Paloka është një nga deputetët që është pozicionuar në krah të Berishës, në luftën e brendshme në Partinë Demokratike dhe duket se është një politikan që mbështet linjën e ashpër të të bërit opozitë ndaj Ramës../albeu.com