Gjendet i vdekur në makinë ylli i futbollit grek (FOTO+VIDEO)

Thuhet se Nikos Tsoumanis është gjetur i vdekur në makinën e tij në moshën 31 vjeçare.

Policia ishte në kërkim të ish-mbrojtësit të majtë, i cili luajti për një mori klubesh gjatë karrierës së tij, si Aris Apollon Kalamaria, Xanthi, Korfuz, Panthrakiko dhe Veria, shkruan Albeu.com, marrë nga Enikos.gr.

Tsoumanis gjithashtu përfaqësoi Greqinë në nivelin U-21, por tani fatkeqësisht ka vdekur, sipas raporteve në mediat greke.

Ata gjithashtu deklarojnë se ish -mbrojtësi ishte dërguar në spital në përpjekje për ta ringjallur, por kjo ishte e pasuksesshme.

Edhe nëse Tsoumanis nuk ishte emri më i madh në futbollin botëror, është gjithmonë e trishtueshme të dëgjosh për historitë e dikujt që vdes kaq i ri. /albeu.com/

Νίκος Τσουμάνης

 

 

 


Shtuar 5.10.2021 13:58