Hakmarrje ndaj Koeman? Suarez sqaron gjestin e “telefonit” pas golit

Luis Suarez bëri atë që di të bëjë më mirë edhe përballë ish-ekipit të tij, duke e ndëshkuar në minutat e fundit të pjesës së parë.

Uruguajani nuk e festoi golin nga respekti për ekipin ku luajti për gjashtë sezone, por bëri një një gjest i cili ngjalli mjaft polemika, telefonatën.

Të gjithë menduan se ajo ishte një hakmarrje ndaj Koeman i cili e largoi nga ekipi me vetëm një telefonatë, por sulmuesi është shprehur kështu  pas ndeshjes.

“Ishte për njerëzit që e dinë që kam të njëjtin numër dhe që unë ende e përdor telefonin. Nuk ishte për Koeman…” shprehet Suarez. /albeu.com


Shtuar 3.10.2021 12:24