Ish-presidenti amerikan, Donald Trump vijon betejën për rikthimin e llogarisë së tij në Tëitter, pasi mesa duket, ai nuk mund të bëj dot pa të.
Çështja e tij ka shkuar në një Gjykatë federale, ku presidenti paraqiti një padi kundër kompanisë ‘Twitter’ duke kërkuar që llogaria e tij të hapet sa më shpejt.
Dokumenti pretendon se Twitter anuloi llogarinë e tij, e cila kishte rreth 80 milionë ndjekës, për shkak të presionit nga rivalët e tij politikë.
Trump u ndalua nga faqja e internetit më 8 janar “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”. Ai u bllokua gjithashtu nga Facebook dhe YouTube pasi u akuzua për nxitjen e mbështetësve të tij për të sulmuar Capitol Hill.
Avokatët thonë se llogaria e Trump në Tëitter ishte burim kryesor i lajmeve dhe informacionit për çështjet e qeverisë.
“Censura dhe kufizimi parandalues i Twitter në llogarinë e Trump ishte një shkelje antikushtetuese e fjalës së lirë. Vendi nuk përfiton nga përpjekjet për të shtypur diskursin politik”, shtoi avokati i ish-presidentit./albeu.com