UEFA ka paralajmëruar Tottenham pas ndeshjes në Ligën e Konferencë përballë Rennes dhe janë bërë dorezat e portierit të “spurs”, Gollini.
Logoja Reusch, e cila ishte e qepur në gishtin tregues të dorezës, ishte shumë e madhe dhe kështu shkelte rregullat strikte në logo, të cilat ishin përcaktuar më parë nga UEFA. Në rast të një shkeljeje të përsëritur, klubi nga veriu i Londrës kërcënohet edhe me një gjobë.
Kujtojmë, UEFA është treguar e pamëshirshme këtë sezon kur bëhet fjalë për detajet e veshjeve.
Ajaxit iu ndalua të mbante një fanellën e frymëzuar nga kompozitori dhe këngëtari i famshëm, si dhe promovuesi i muzikës reggae Bob Marley dhe kënga e tij “Three Little Birds”, sepse kishte tre zogj në anën e pasme të fanellës.
Është ky detaj që konsiderohet i tepërt në fanellat e standardizuara sipas rregullores së UEFA -s, sepse përveç logos dhe sponsorëve të klubit, nuk duhet të ketë asnjë element tjetër shtesë.
Gjithashtu, Interit iu desh të luante në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar me fanella të modifikuara pa gjarprin që ishte në fanellat origjinale të zikaltërve.