Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shfaqur probleme shëndetësore, sipas informacioneve nga zyra e shtypit të presidencës.
Vuçiç me këtë justifikim, ka anuluar një sërë takimesh që kishte përgatitur me lider të vendeve të ndryshme.
Por jo kur vjen puna me ambasadorët e vendeve mike të Serbisë, ku sot pavarësisht se është sëmurë është takuar me të dërguarën e Kinës. Takimi i zhvilluar me ambasadoren Chen Bo ishte i planifikuar për dje, por u shty për sot, për të mbyllur të gjitha detyrimet.
Gjatë ditës së sotme, këshillëtarja e tij për mediat por edhe kryeministrja Ana Brnabiç bënë me dije se kreu i shtetit u detyra të anulonte disa takime me këshillën e mjekëve pasi ka probleme me shëndetin. Sipas tyre, situata në Kosovë i kishte shkaktuar tensione./albeu.com