Saimir Hoxha u shpall “Dëshmor Atdheu”, Çuçi: Familja e tij do të trajtohet financiarisht

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shprehur se një nga vendimet që ka marrë qeveria sot ishte shpallja e oficerit Saimir Hoxha, të vrarë dje në krye të detyrës ditën e djeshme, është shpallja e tij “Dëshmor Atdheu”.

Çuçi shtoi se, qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve.

“Siç e dini, dje humbi jetën në mënyrë tragjike në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Morëm vendimin për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” nënkomisar. Qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve. Me marrjen e titullit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie ato do të trajtohen, posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të Republikës.  Kjo do të  thotë  se fëmijët do të marrin një trajtim deri në 18 vjeç dhe nëse vijojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç do të marrin pagë prej 170% të pagës së nënkomisarit.

Jo vetëm kaq, do të marrë trajtim falas shëndetësor dhe benefitet si rezultat i statusit “Dëshmor i Atdheut” të babait të tyre. Sigurisht fëmijëve do u mungojë babai i tyre, por në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja nga shteti” tha Çuçi./albeu.com


Shtuar 29.09.2021 13:44