“Shpërthehet” dera e objektit ku qëndron Lomoz Dizdari (VIDEO)

Limoz dhe Adriana Dizdari e kanë humbur betejën e tyre ligjore me shtetin për qendrën e kulturës DEA, që ngritën së bashku në zonën e Ksamilit.

Prona është shitur në ankand dhe çifti i artistëve duhet të dorëzohet pas vitesh e vitesh rezistencë për atë që ata mendonin se ishte e padrejtë.

Çifti i artistëve prej kohësh po denoncojnë në mediat kërcënimet e panumërta që sipas tyre shkojnë në drejtimin e tyre për t’i larguar sepse trualli me gjasë do të përdoret për të ngritur një tjetër hotel, a resort në një zonë ku hotelet e resortet nuk mungojnë.

Dhe pamjet e mëposhtme tregojnë se si dy makina luksoze hyjnë me forcë në ambientet e qendrës së artit ku qëndrojnë Adriana dhe Limoz Dizdari./albeu.com


Shtuar 28.09.2021 10:36