Japonia i jep fund “luftës” me Covid, hapet në fund të shtatorit

Japonia pas një mbylljeje të madhe, që pasoi fazën e pestë të Covid, do të vijojë me heqjen graduale të kufizimeve.

Në Japoni, gjendja e jashtëzakonshme Covid do të hiqet për të gjitha rajonet në fund të Shtatorit.

Kryeministri Yoshihide Suga tha se ai diskutoi masat me ministrat përkatës dhe se do të kërkojë pikëpamjet e një paneli qeveritar këshilltarësh.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters varianti infektiv Delta ndezi një valë të pestë të Covid në Japoni që i çoi infeksionet në nivele rekord muajin e kaluar.

Për të parandaluar mbingarkesën e spitaleve, qeveria japoneze zgjati kufizimet në përpjekje për të frenuar rastet e infektuara.

Edhe kur të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, autoritetet po konsiderojnë mbajtjen e disa masave në vend, nga frika e rritjes së infeksioneve nëse vendi hapet plotësisht.

Disa nga masat e marra kanë të bëjnë me oraret e kufizuara për restorantet, kafenetë dhe klubet e natës. Autoritet japoneze i kanë nxitur qytetarët të punojnë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shmangin udhëtimet./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 19:08