BDI prezanton programin për ndryshim në Gostivar (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka prezantuar programin e saj për zgjedhjet lokale në qytetin e Gostivarit.

Kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, Bashkim Hasani në konferencën e sotme për shtyp numëroi projektet që janë pjesë përbërëse e këtij programi dhe deklaroi se ajo është përpiluar në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe qytetarët.

Sipas Hasanit, platforma është pasqyrim objektiv i nevojave të qytetarëve që presin ndryshimin. Në të parashihen projekte të cilat do
të jenë zgjidhje e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Gostivarit dhe që kanë në fokus jetën cilësore, zhvillimin
infrastrukturor, arsim cilësor, krijimin e një ambienti të pastër dhe një vendi të sigurtë për të gjithë.

Ndryshe sot në Gostivar BDI do të mbajë Tubim zgjedhor ku do të prezantojë kandidatët për kryetarë komune dhe këshilltarë komunal. /ina


Shtuar 27.09.2021 17:33