Gjigandi i Liverpool, Virgil van Dijk ka cilësuar Lionel Messin si kundërshtarin më të vështirë që është përballur.
Van Dijk u ndesh me Messin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, pasi Liverpooli kapërceu një disavantazh 3-0 të ndeshjes së parë – duke triumfuar 4-0 në ‘Anfield’ për të rezervuar një vend në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ishte Messi që siguroi dy gola në fitoren 3-0 te Barcelona në ‘Camp Nou’.
Një nga golat, ishte ajo nga gjuajtja e lirë, e cila mbetet padyshim një vepër e jashtëzakonshme nga ai.
“Ka disa sulmues të vështirë, por me siguri Leo Messi”, u përgjigj Van Dijk.