U kapën me kokainë, ekstazi dhe kanabis, tre të arrestuar në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga tre shtetas , E.F., 22 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, S.K., 39 vjeç, lindur në Tiranë e banues në Amerikë dhe A.K.,25  banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Lezhë /Masa për garantimin e rendit e sigurisë gjatë aktivitetit  UNUM Festival.

Si rezultat i kontrolleve, Policia vë në pranga tre shtetas si dhe procedon penalisht tre të tjerë për posedim të lëndëve narkotike

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.

Në vijim punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në kuadër të masave për  garantimin e rendit e sigurisë gjatë aktivitetit UNUM Festival, shërbimet e Policisë bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe persona që lëviznin për të hyrë në vendin ku zhvillohej festivali.

Si rezulat i kontrolleve, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.F., 22 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, S.K., 39 vjeç, lindur në Tiranë e banues në Amerikë dhe A.K.,25  banues në Kosovë dhe u proceduan penalisht shtetasit B.A., 30 vjeç, banues në Australi,  A.A., 22 vjeç dhe M.M., 26 vjeç, banuesnë  Shkup, Maqedonia e Veriut.

Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

 


Shtuar 25.09.2021 10:27