Ju kujtohet deputeti Selami Jenishehri, i cili nuk është më pjesë e Kuvendit, kur vinte me bicikletë në Kuvend? Mungesën e tij sot e ka plotësuar, sekretari organizativ i PS-së, deputeti Blendi Klosi.
Si kurrë më parë, Klosi ka mbërritur në seancën e sotme në Kuvend me biçikletë. I veshur me kostum, Klosi zgjodhi që të mos vinte me makinë por me një mjet tjetër i cili i shmang dhe trafikun.
Të lidhura
None found
Kjo zgjedhje e Klosit, tashmë është kthyer në domosdoshmëri për shkak të trafikut të dendur në Tiranë ku udhëtimi drejt punës apo angazhimeve të tjera, është bërë i pamundur./albeu.com/

