MOTI/ Kështu do të jenë kushtet atmosferike ditën e nesërme

Ditën e enjte ndikimi i masave ajrore të qendrueshme do të sjellë në vend mot me kthjellime e vranësira deri në orët e paradites. Më tej moti do të vijojë i kthjellët në të gjithë vendin.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 3dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Zonat malore 7°C deri në 24°C

Zonat e ulëta 11°C deri në 29°C

Zonat bregdetare 13°C deri në 28°C


Shtuar 22.09.2021 23:30