Teksa asnjë emër nuk është konfirmuar zyrtarisht për “Big Brother VIP”, së fundmi një tjetër personazh po përflitet se do jetë pjesë e formatit. Bëhet fjalë për aktoren e dashur shqiptare Arjola Demiri. Miq të afërt të saj, të cilët ishin të pranishëm në ditëlindjen e Arjolës dy ditë më parë, i kanë thanë “Vip-magazine.al” se Arjola Demiri do të jetë pjesë e “Big Brother Vip”.
Vlen të theksohet se vetë produksioni nuk ka konfirmuar asnjë personazh. Në faqen zyrtare të programit në Instagram janë publikuar videot e dy prej konkurrenteve të tij, por pa iu zbuluar portreti. Sipas zërave, vajzat në fjalë janë dy këngëtaret Sheila Haxhiraj dhe Semi Jaupaj.
Mes personazheve të përfolur janë: Riselda Sejdija, Romeo Veshaj, Ema Andrea, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Robert Berisha. Kujtojmë se transmetimi i këtij edicioni pritet të nisë më 1 tetor. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 mijë euro.