Cristiano Ronaldo posedon famë, para dhe sukses, por fëmijëria e tij ishte plot trauma, pasi vëllai i tij dhjetë vjeçar Hugo Aveiro dhe babai i tyre i ndjerë Jose Dinis Aveiro, kishin probleme serioze me alkoolin dhe varësinë nga droga.
Por falë mbështetjes së Cristianos, Hugo, 46 vjeç, nuk është më i varur dhe drejton një muze kushtuar vëllait të tij në Madeira, Portugali.
Babai i Ronaldos u nda nga jeta para kohe për shkak të problemeve me alkoolin, dhe Hugo filloi një rrugë rehabilitimi në 2014 pasi Real Madrid fitoi Ligën e Kampionëve në finalen ndaj Atletico Madrid (4-1).
Para kësaj ndeshje, vëllezërit bënë një marrëveshje dhe pasi Ronaldo mbajti premtimin e tij, duke fituar Ligën e Kampionëve me Mbretërit, ishte koha që Hugo të luftonte, duke ndaluar përgjithmonë së piri alkool.
Ai e mbajti premtimin në vitet në vijim, me mbështetjen dhe dashurinë e vazhdueshme të Cristianos. Së fundmi, nëna e tyre kujtoi periudhën e vështirë.
“Cristiano ka parë se çfarë alkooli dhe droga mundi t’i bënte njerëzve të tij afërt. Kjo është një pjesë e arsyes që është bërë ai që është sot,” tha nëna e tyre Dolores.