Fund beqarisë, deputeti shqiptar kurorëzon dashurinë (FOTO LAJM)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK, Besian Mustafa e ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë.

Jo shumë kohë nga fejesa, ai dhe partnerja e tij Erolida Januzaj i kanë thënë po njëri-tjetrit, duke i dhënë fund kështu beqarisë.

Lajmin çifti e ka konfirmuar përmes fotografive të martesës, të cilat i kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale./albeu.com


Shtuar 20.09.2021 23:01