E FUNDIT/ Aksident me vdekje në Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Burimet zyrtare bëjnë  me dije se në rrugën dytësore të këtij aksi, një mjet me drejtues maqedonas ka përplasur një këmbësore, 66-vjeçare duke ndërruar jetë në spital.

Burimet bëjnë me dije se mjeti të cilin po drejtonte shtetasi maqedonas ishte një kamion.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 20.09.2021 11:50