Në një nga pikat kufitare në veri të vendit, në Jarinje, sipas medieve lokale serbe janë vendosur disa kontenjerë. E gjitha kjo për të përmirësuar kushtet e punjonjësve të policisë kufitare.
Për vendosjen e këtyre kontenjerëve ishte përkujdesur policët e Kosovës që gjithçka të shkonte si duhet. Madje, nga ajo që shihet, kontenjerët janë vendosur aty ku vite më parë të tjerë ishin djegur nga serbët lokalë.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për këtë medie serbe, duke u thënë se po bëhet vetëm për përmirësim kushtesh, ngaqë “policia kufitare e ka pasur vetëm një zyrë Leposaviq”.
Por, e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka alarmuar serbët lokalë dhe të tjerë, se i gjithë ky aksion po bëhet për t’iu hequr targat shtetasve serbë.