Përcillen të ndarë për në banesën e fundit çifti Rrasa, familja e 45-vjeçares tërheq trupin e viktimës (FOTO LAJM)

Hekuran e Thëllëza Rrasa, 58 dhe 45 vjeçe janë përcjellë sot të ndarë për në banesën e fundit.

Një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën, dyshja që morën me vete edhe motivet e vrasjes nuk do të prehen në të njëjtin vend.

Mësohet se familjarët e 45-vjeçares së ndjerë të revoltuar që jetën e të resë ua mori Hekuran Rrasa, burrit të cilit ja kishin besuar dhe kanë tërhequr trupin. Ata kanë vendosur që gruan ta varrosin në fshatin e saj të lindjes, pranë të afërmve që ka humbur më herët.

Ndërsa Hekuran Rrasa është përcjellë për në banesën e fundit nga familjarët e tij në fshatin Babunjë dhe djali i vetëm që çifti la pas, Leonard Rrasa. Të afërmit dhe familjarët e çiftit Rrasa kanë rrëfyer detaje në lidhje me jetën e tyre, një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën. Në një prononcim për FaxNeës, ata kanë treguar se dyshja jetonin në kushtet e vështira ekonomike, por shtojnë se vrasja ishte diçka që nuk e prisnin.

Një e afërme thotë se më shumë i vjen keq për 45-vjeçaren sesa për kryefamiljarin, teksa shton se e ndjera kishte mbajtur vjehrrën për një vit e gjysmë në shtrat dhe ishte përkujdesur për të. Të tjerë familjarë kanë treguar se Hekuran Rrasën nuk e kanë parë mirë ditët e fundit dhe se kishte shfaqur shenja depresioni.

Sipas vëllait të autorit, Hekuran Rrasa e ka pasur armën me leje prej vitesh dhe debatet mes çiftit vinin si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike. Ai tha para kamerave se Hekurani nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj të shoqes. Edhe kushëriri i tij tha të njëjtën gjë, por Fëllënxa Rasa ishte e pajisur me urdhër mbrotjeje. Konkretisht, dy vite më parë, Fëllënxa Rrasa ishte drejtuar në dyert e komisariatit dhe kishte denoncuar të shoqin për dhunë. Ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por sërish kishte vijuar të jetonte me 58-vjeçarin. 45-vjeçarja ishte gruaja e dytë e Hekuran Rrasës. 58-vjeçari kishte dhe dy djem nga martesa e parë.

Personi që po shikoni në foto është Hekuran Rrasa, 58-vjeçari i cili vrau me pushkë gruan e tij, Fëllënxë Rrasa dhe më pas qëlloi për vdekje veten. Një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën është publikuar dhe imazhi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Të afërmit dhe familjarët e çiftit Rrasa kanë rrëfyer detaje në lidhje me jetën e tyre, një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën. Në një prononcim për FaxNeës, ata kanë treguar se dyshja jetonin në kushtet e vështira ekonomike të çiftit, por shtojnë se kjo ishte diçka që nuk e prisnin. Një e afërme thotë se më shumë i vjen keq për 45-vjeçaren sesa për kryefamiljarin. Ajo shton se e ndjera kishte mbajtur vjehrrën për një vit e gjysmë në shtrat dhe ishte përkujdesur për të.

Deklaratat e të afërmve:

I afërmi 1: Hekurani ishte në punë në bashki. Jemi habitur. Nuk dimë asgjë. Unë e di që nuk ka pasur armë. Ai paska pasur një armë gjahu. Kjo ishte bashkëshortja e dytë. U tronditëm se ishte e pabesueshme. Ku ndodhi, si ndodhi. Unë i kam krushq këta. Kam dhënë motrën te fisi i këtyre. Nuk kishim dëgjuar ndonjë llaf.

I afërmi 2: Ne jemi kushërinj me të. Ta lavdëroj se lavdëroj dot. Ta shaj se shaj dot. E dinë vetë ata. Janë mbyllur të gjitha hallet që kanë pasur. Ne e kemi shtëpinë andej, çfarë u ndodhi i mbylli vetë hesapet e veta ai.

I afërmi 3: Nuk dimë asgjë. E kemi mik. Familja jetonte në kushte skandaloze. Rreth dy vite punonte në bashki. Merreshin me blegtori dhe ato u prishën. Unë e kam krushk. E kam kunatë të motrën.

E afërmja: Më shumë më dhimbset ajo se ai. Pati vjehrrën deri tani, një vit e gjysëm e mbajti në dyshek dhe e kishte xixë. Unë them nga fukarallëku. Ne na tha çuni, e kishte parë në internet. E kam vëllanë e kunatës. Burrat vëllezër. Zonja nuk punonte. Kishte lopë, merrej me blegtori.

I afërmi tjetër: Kjo ishte gruaja e dytë, njërën e la ai…më duket se e ka lënë me dy djem, ajo s’është martuar më pas atij./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 15:41