“Me kë jeni me Berishën apo me SHBA-në?”, përgjigjja epike e Edi Palokës

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, njëherësh kreu i Këshillit Kombëtar në selinë blu, me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar për pyetjet që bëhet rëndom në sondazhe, apo në koridoret e politikës se “me keni jeni me Berishën apo SHBA-në”.

“Shoh që së fundmi është hedhur e qarkullon një pyetje nëpër rrjetet sociale , herë në formë sondazhi e herë si ftesë për debat : Me kë jeni , me Sali Berishën apo me SHBA?

Mos ju bëni demokratëve pyetje të tilla se janë të shëmtuara…! Lërjani Ramës dhe lëtyrësave të tij këto diversione”, shkruan Paloka.

Ky i fundit, pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha është parë në krah të Berishës, në të gjitha lëvizjet e ish kryeministrit, si në Kuvend apo edhe aktivitetin “Foltore me demokratët”./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 15:24