Zvicra pritet t’ua lejojë ushtareve të bartin të brendshme për gratë për herë të parë, si përpjekje për të zgjeruar rekrutimin.
Nën sistemin aktual, uniforma standarde që u kërkohet rekrutëve në ushtri përfshin vetëm të brendshmet e meshkujve.
Testimi, që do të nisë muajin e ardhshëm, do t’ua mundësojë grave të veshin të brendshmet siç duan ato.
Gratë zënë vetëm 1 për qind të forcave ushtarake në Zvicër, por shteti synon ta rrisë këtë në 10 për qind, deri në vitin 2030.
Marianne Binder, pjesëtare e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, ka thënë se ofrimi për veshjen e të brendshmeve siç i duan ato, mund t’ua nxisë kureshtjen për t’iu bashkuar ushtrisë.
“Veshja është e disenjuar për meshkujt, por nëse ushtria dëshiron të jetë më femërore, duhet të merren masa më të përshtatshme”, ka thënë ajo.
Gratë, deri tashti, vazhdimisht ishin ankuar se s’po u përshtaten veshjet e meshkujve, që për shkak të mospërshtatjes së madhësisë dinë të jenë të parehatshme.
Kaj-Gunnar Sievert, zëdhënës i ushtrisë, ka thënë për uebfaqen zvicerane Watson se uniforma e re për rekrutet parasheh “të brendshme të shkurtra” për verë dhe “të gjata” për dimër.
Uniformat ushtarake aktuale të ushtrisë në Zvicër ishin prezantuar në mes të viteve të ’80-të.