Mikela i rrëmben Argjendin Ritvanës? Plasin rivalitetet e para mes vajzave në “Për’puthen” (FOTO LAJM)

Gjatë puntatës së djeshme të “Për’puthen” Bora lexoi për Mikelën pyetjet e publikut, mes të cilave dikush i kërkonte të zgjidhte një nga djemtë për të kërcyer. Dhe ajo zgjodhi pikërish Argjendi, gjë që nuk i pëlqeu aspak Ritvanës e cila ka dalë në takimin e parë me të.

Kërcimi mes tyre ka sjellë tension në studio edhe ditën e sotme kur ka patur një përplasje mes vajzave. Madje, Ritvana i kërkoi llogari edhe Argjendit pasi sipas saj nuk është normale që ai kërceu me Mikelën. Por, ai tha se me të dyja ka të njëjtën marrëdhënie sepse ende nuk i ka njohur.

Ritvana: Të duket normale që të kërcesh me një person tjetër? Kur ti më ke kërkuar një takim të dytë dhe kemi dalë në një takim?

Argjendi: Po më duket shumë normale sepse unë aq ju njoh.

Ritvana: Aaaa ok, në rregull.


Shtuar 15.09.2021 08:47