Rama nuk i ndahet Merkelit deri në avion: Shpresoj të na vizitosh prapë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë kancelaren gjermane Angela Merkel në aeroportin e Rinasit, ku edhe ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër me të.

Merkel duke iu drejtuar Ramës, tha se gjithçka shkoi mirë, ndërsa shtoi se shpreson ta takojë Ramën në Slloveni.

Ndërkohë Rama e ka ftuar kancelaren gjermane që të vizitojë Shqipërinë kur të jetë e lirë.

Rama: Gjithçka në rregull?

Merkel: Cdo gjë është në rregull.

Merkel: Tani, shpresoj të takohem në Ljubljana, Sllovenia.

Rama: Shpresoj që të na vizitosh kur te jesh totalisht e lirë.

Merkel: Po, por do më shikosh fillimisht në Ljubjana.

Rama: Po sigurisht.

Kancelarja Merkel zhvilloi disa takime “lamtumire” në mbyllje të detyrës së saj në Ballkanin Perëndimor. Në Tiranë Merkel zhvilloi edhe një takim me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 19:23