Me tu larguar nga pallati mbretëror Dukesha e Sussex, Meghan Markle, iu rikthye pasionit. Pa humbur kohë, ajo nënshkroi një kontratë me “Disney” për të sjellë projekte të reja që në fakt s’do të kenë asnjë përfitim për dukeshën.
Meghan ka dubluar projektin e parë për elefantët, fitimet e të cilit do të shkojnë për “Elephants Without Borders”, një organizatë që gjurmon dhe mbron kafshët nga gjuetia.
“Disney” ka publikuar trailerin e projetit të ri, duke treguar për shikuesit se dokumentari është dubluar nga Dukesha e Sussex, të cilën tashmë e cilësojnë si “Dukesha e Disney-t”.
Momentalisht, Meghan dhe Harry ndodhen të izoluar në Kanada, ku kanë nisur jetën e re.