Të gjitha e dimë ç’heqim para periodave: luhatje humori, uri e pashpjegueshme, nervozitet i kotë dhe dhimbje, ndonjëherë edhe shumë dhimbje! E vetmja dukuri interesante gjatë atyre ditëve janë ngacmimet e shtuara teksa ecim rrugëve, apo flirtet që dalin nga hiçi. Krejt papritur ti e ndjen veten më tërheqëse dhe nëse s’e dinit pse-në, jua themi tani.
Sipas një studimi të Universitetit të Oxford-it, ndryshimet hormonale nga cikli mestrual e bëjnë gruan shkencërisht më të puthshme! Sidomos nga 12 deri në 24 orë kur një grua është duke ovuluar, burrat priren të jenë më të tërhequr seksualisht prej saj. Ekspertët e lidhin këtë me kohën kur gruaja është më pjellore se kurrë dhe burrat ndjekin orën biologjike për “ta fituar” atë.
Prandaj, kështu siç e lexuat. Mund të mos jesh e respektueshme, e sjellshme, por je shumë më shumë pasionante. Fytyra e gruas ndryshon gjatë fazës së ovulimit. Bëhet më simetrike, sytë më të ndritshëm, buzët fryhen, po ashtu edhe gjoksi, duke u bërë kështu më tërheqëse për sytë e gjinisë tjetër.