Reali i “copëtuar” ndaj Interit, 5 mungesat e mëdha në Champions

Gareth Bale, Toni Kroos, Dani Ceballos, Marcelo dhe Ferland Mendy kanë mbetur jashtë listës së lojtarëve të ftuar nga trajneri Carlo Ancelotti për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Interit e cila zhvillohet në San Siro të mërkurën mbrëma.

Nga ana tjetër, Interi do të jetë pa shërbimet e mesfushorit Stefano Sensi i cili u lënduar gjatë ndeshjes së Serie-A kundër Sampdorias, ndërsa mbetet në dyshim paraqitja e qendërmbrojtësit Alessandro Bastoni. /albeu.com/


Shtuar 13.09.2021 16:21

Tags: , ,