Bëjnë namin në rrjet, kush nga vajzat e reja të “Përputhen” është e preferuara e publikut (FOTO LAJM)

Edicioni i 3 i “Përputhen” ka vetëm një javë që ka nisur, por konkurrentët tashmë janë bërë të fashmën, e sidomos në Instagram që dinë ta shfrytëzojnë më mirë se vetë personazhet e njohur të ekranit.

E për më tepër vajzat që janë vetëm 5, e kanë vëmendjen jo vetëm të djemve që i janë ulur përballë e presin të bien në dashuri, por të gjithë publikut e ndjekësve në Instagram kun ë këtë të fundit ndodh paralelisht një tjetëe “emision”.

Me një vëzhgim në profilet e tyre, deri më tani më e pëlqyera në Instagram dhe e vetmja e cila ka kaluar shifrën e 100 mijë ndjekësve është Iarda Shahillari, infermierja seksi 28 vjeçare që është me origjinë nga Skrapari dhe jeton në Tiranë, shkruan Albeu.com.

E dyta për nga numri i ndjekësve renditet bjondja bukuroshe nga Vlora e cila rrëmbeu menjëherë vëmendjen e publikut, Alvisa Qarri me 74 mijë ndjekës.

E treta me 56 mijë ndjekës është Mikela Pupa, dibranja 26 vjeçare e cila jeton në Tiranë. Më pas me 47 mijë ndjekës është Ritvana Fetahu. 27 vjeçarja e cila jeton ne Copenhagen dhe punon si Asistente –zyre ndërmjetësimi.

Më pak e ndjekura në Instagram është Arlida Nezha. 25 vjeçarja e cila njihet gjerësisht si Tola, numëron 25 mijë ndjekës në profilin e saj, që padyshim janë relativisht shumë me një javë paraqitje në erkan, por ego e konkurrentëve të “Përputhen” për ndjekësit në Instagram është e etur dhe jo rrallëherë janë akuzuar se luajnë dhe aktrojë vetëm për të shtuar numrin e tyre./albeu.com/


Shtuar 13.09.2021 14:41