“Fronti i ri” me Berishën, Basha mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve dhe krerët e degëve

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kolegjin e Kryetarëve, si dhe kryetarët e degëve të PD nëpër rrethe.

Mbledhja pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa vjen dy ditë pas vendimit të Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

Nuk dihen me saktësi vendimet që pritet të marrë sot Basha me strukturat, por dy janë opsionet: Ose do të diskutojnë për çështjen Berisha, ose për të dyja së bashku./albeu.com