I shoqëruar nga Flamur Noka, Sali Berisha sulmon ashpër Bashën: Tradhtar! Më “shiti” tek Rama (VIDEO)

Pavarësisht se kryetari aktual i PD, Lulzim Basha e përjashtoi atë nga partia, Sali Berisha është rikthyer sot në Kuvend.

Berisha është shfaqur vetëm pak minuta më parë para Kuvendit bashkë me mbështetësit e tij, Flamur Noka, Paloka, dhe Tritan Shehu. Duke u shprehur i sigurt për vendin e tij në Kuvend, Berisha ka sulmuar ashpër kreun e PD, Lulzim Basha duke e quajtur atë “tradhtar”.

Sali Berisha: Njeriu që shet Partinë Demokratike në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Është njeriu që do të marrë përgjigjen që meriton. Lëvizja ime e radhës është një lëvizje statutore. Lëvizjet janë të ndryshme, por emergjenca është kjo, Partia Demokratike do të vendosë legjitimitetin e grabitur nga Rama-Basha. /albeu.com/

 


Shtuar 10.09.2021 10:14