E FUNDIT/ Nuk e ndal as Lulzim Basha, Sali Berisha vjen si deputet në Kuvend (FOTO LAJM)

Sali Berisha është rikthyer në Kuvend ditën e sotme.

Pavarësisht vendimit të Bashës për t’a përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD, ai ka vendosur të mos tërhiqet nga politika dhe Kuvendi.

Makina e ish-kryeministrit Sali Berisha është mbushur me karafila ngjyrë vjollcë. Lideri historik i Partisë Demokratike u prit nga dhjetra mbështetës të tij jashtë Parlamentit.

FJALA E BERISHËS PARA KUVENDIT:

Njeriu që shet partinë Demokratike në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Është njeriu që do të marrë përgjigjen që meriton. Lëvizja ime e radhës është një lëvizje statutore. Lëvizjet janë të ndryshme, por emergjenca është kjo, Partia Demokratike do të vendosë legjitimitetin e grabitur nga Rama-Basha.

Vijon… /albeu.com/

 


Shtuar 10.09.2021 10:03