Sot starton edicioni i 83-të i Kategorisë Superiore. Sfida e parë që do të ngrejë siparin e këtij edicioni të ri në elitën e futbollit shqiptar do të jetë Teuta, kampione aktuale e Shqipërisë dhe Partizani.
Kjo ndeshje do të luhet në orën 19:45, në stadiumin “Elbasan Arena” me durrsakët si skuadër pritëse dhe “demat” si ekip mik. Pritet të jetë një ndeshje tepër e luftuar nga të dyja krahët duke parë dhe përforcimet e dy skuadrave në dritaren e merkatos verore, duke u përforcuar në ato kontigjentë që sipas tyre mund të kishin boshllëqe.
Gjatë ditës së nesërme në orën 13:45 do të luhen dy takime tepër të luftuara, Tirana-Skënderbeu në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe Laçi-Vllaznia në stadiumin e qytetit të Laçit.
Ditën e dielë, në të njëjtin orar, 13:45 do të luhen dhe dy ndeshjet e fundit të javës së parë të edicionit të ri të Kategorisë Superiore, Egnatia-Kukësi në stadiumin e Egnatias në Rrogozhinë dhe Kastrioti-Dinamo në stadiumin e qytetit të Kamzës.