Gruaja e politikanit të PDK-së që u ekzekutua mbrëmë: Nuk arrite ta çosh djalin në klasë të parë

Mbrëmjen e djeshme, në Kosovë, u ekzekutua kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i po kësaj partie, Blerand Kadrijaj.

Pas vrasjes së Ademajt, ka reaguar bashkëshortja e tij, Valbona Bahtiri-Ademaj, përmes një postimi në  Facebook,

“17 vite i kaluam së bashku me të mira e më vështirësi, por çdo gjë ishte e lehtë kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashkë, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë. Besimi yt që kishe ndaj meje më bën më të fortë që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe. Lamtumirë”, ka shkruar ajo./albeu.com

 

 


Shtuar 9.09.2021 16:45