Një punonjës policie dyshohet se është infektuar me COVID-19. Ai është nisur me ambulancë nga Korça në drejtim të Tiranës. Mësohet se ai ka ardhur nga Greqia para 10 ditësh.
Kujtojmë se nga qyteti i Korçës janë konfirmuar nëntë raste me koronavirus, teksa në total në Shqipëri janë regjistruar 5 humbje jete dhe 123 të prekur.