Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” ku ka paralajmëruar një komunikim me qytetarët sot në orën 15:30.
Rama shkruan se do të japë një mesazh rreth vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu Kryeministri bën me dije se do të sqarojë edhe vendimin për ndihmën financiare për biznesin e vogël, familjet në ndihmë ekonomike dhe për përfituesit e pagesës së papunësisë.
Statusi i plotë
Sot në 15.30 kam një mesazh për ju mbi vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ndihmën konkrete financiare që do të lëvrojmë për biznesin e vogël, familjet në ndihmë ekonomike, përfituesit e pagesës së papunësisë
“o do t’ia dalim, o do t’ia dalim, zoti i shqiptarëve është i madh”.