Punonjësja e Hipotekës infektohet me koronavirus, karantinohet i gjithë stafi

Edhe Hipoteka në Korçë është mbyllur.

Kjo pasi një punonjës e Agjencisë së Kadastrës së Korçës është zbuluar si e infektuar nga virusi COVID-19.

Kjo drejtori ka mbyllur zyrat dhe ka dërguar punonjësit nëpër shtëpi shkruan panorama.

Punonjësja Hipotekës ka rezultuar si pozitive ndaj testit të COVID-9, për pasojë edhe pjesa tjetër e stafit është futur në karantinë për të penguar përhapjen e koronavirusit.


Shtuar 24.03.2020 11:06