Rreth 35 klandestinë janë gjetur të fshehur në një tunel në afërsi të fshatit Mborje pak minuta më parë. Sipas burimeve, mes tyre ka gra dhe fëmijë, ku më i vogli është një foshnjë 3 muajshe.
Për shkak të rrugës së gjatë që kanë përshkruar që prej kufirit te gjelbër, foshnja u dërgua për kontroll në spital. Mësohet se klandestinët ishin “strehuar” në një tunel, ndërkohë që vijojnë veprimet nga ana e policisë për deklarimet e emigrantëve./albeu.com