Thumb për “gratë” e Ramës? Erion Braçen nuk e mbajnë nervat pas serive “Casa De Papel”: Vdiq si burrat!

Ish zv/kryeministri Erion Braçe pas largimit nga qeveria, pozicion I cili tashmë iu caktua Arben Ahmetajt, nga kryeministrri Rama, duket mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Postimet e tij të fundit ngjajnë me thumba të drejtuara kryesisht qeverisë Rama 3 dhe vetë kryeministrit për vendimet e fundit që ka marrë.

Së fundmi, Braçe ka zbuluar se ka parë në kohë rekord “La Casa Del Papel”, dhe duket mjaft i zhëgënjyer.

“Tokio vdiq si burrë, burrat! Ndaj duhen gratë, të bëjnë para burrat!”- shkruan Brace në Instagram.

Ky status i Braçes tregon jo vetëm që është një fans i këtij seriali por edhe një ironi të hollë me qeverinë Rama 3, me gratë e shumta që do të jenë pjesë e kabinetit të ri.

POSTIMI I PLOTË:

TOKIO VDIQ SI BURRE, BURRAT!

NDAJ DUHEN GRATE, TE BEJNE PARA BURRAT!

La Casa de Papel, kete here,

ishte nje kulm i ri dhune;

POR HUMBI SHARMIN ANTISISTEM!

Kater sezonet e shkuara ishin ndryshe,

kishin edhe ide, edhe kauza, edhe tekst, keshtu u krijua sharmi antisistem;

Serite e reja kishin vec krisma e shperthime.

Dheeeee vdekjen e Tokios!

Asnje burre tjeter nuk vdiq, madje njeri u ngjall, Tokio vdiq si burre, burrat! /albeu.com/

 

 


Shtuar 5.09.2021 14:09