Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Q.M., 25 vjeç.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në pedonalen e Urës së Bunës gjatë një konflikti të çastit.
Autori Ç.T. 30 vjeç, është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 04.09.2021, rreth orës 22:20, në pedonalen pranë Urës së Bunës gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Q.M.,25 vjeç ka plagosur me një mjet prerës thikë shtetasin Ç.T. 30 vjeç
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.