Me qese të zeza e lopata në dorë, detaje rrëqethëse nga eliminimi i Jan Prengës

Ditën e sotme policia ka shpallur në kërkim 5 persona të tjerë të dyshuar për rrëmbimin dhe eliminimin e 49 vjeçarit Jan Prengës.

Nga pamjet e sigurisë, mësohet se viktima është nxjerrë me pako në qese të zeza, raporton TCh.

5 të kërkuarit dyshohet se kanë rol aktiv në rrëmbim. Identiteti i tyre shfaqet në kamerat e sigurisë në bodrumin e resortit.

I arrestuari i djeshëm shfaqet me lopatë në dorë gjë që tregon se ai ka marrë pjesë në zhdukjen e trupit. Ata shfaqen te kamerat e sigurisë teksa hipin viktimën e mbështjellë me qese të zezë në një furgon të bardhë.

Furgoni është bllokuar dhe po kqyret për gjurmë shtesë me interes për hetimin.

Së paku gjashtë kamera sigurie tregojnë lëvizjet e makinës Range Rover teksa ikën nga vendngjarja kur kreu rrëmbimin e Jak Prengës dhe deri sa hyn në biznes.


Shtuar 29.01.2020 11:02