Dyshonin se e helmuan qëllimisht, reagojnë sërish familjarët e Rezarta Hajdarit

Vetëm 5 ditë pasi u martuan, Rezarta dhe Olsi Hajdari u helmuan nga monoksidi i karbonit, i përhapur në dhomën e tyre nga mangalli me prush.

Olsi arriti të mbijetonte, ndërsa 19-vjeçarja Rezarta Hajdari humbi jetën.

Familjarët e Rezartës dyshonin se vajza ishte helmuar qëllimisht.

“Nuk i pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën. Të hetohet e vërteta”, shprehej vëllai i Rezartës.

Mirëpo, pas përgjigjes së autopsisë ku thuhej se 19-vjeçarja u helmua nga monoksidi i karbonit si pasojë e prushit në dhomë, familjarët kanë ndryshuar mendje.

Në një lidhje telefonike me “Report Tv”, vëllai i Rezartës, Reshit Xibraku, ka treguar se është dakord me ekspertizën e mjekëve dhe nuk ka më dyshime për vdekjen e motrës së tij.

“Analizat i mora. Jo nuk kam asgjë për të thënë. E pranoj se është helmuar nga mangalli”, është shprehur Xibraku.


Shtuar 27.01.2020 19:41