Një këngë e re, e shkruar në formën më të bukur të mundshme është sjellë për publikun shqiptar.
Të dy këngëtarët e mirënjohur, kanë kënduar plot shije një baladë të re dhe të kuruar me shumë kujdes.
Njëri nga Peja e tjetra nga Struga, këngëtaret Elita Reçi dhe Ramadan Krasniqi – Dani kanë sjellë për publikun shqiptar një duet që i këndon dashurisë.
Kënga është titulluar “Zemërgur” dhe për këdo që ka kaluar një dashuri të dhimbshme, është melodia dhe teksti i duhur. /albeu.com/