Ditën e sotme është vendosur në gjykatë pushimi i çështjes “CEZ”.
Gjyqtari Laser Sallaku ka deklaruar në gjyq se privatizimi i OSHE-së nga kompania në fjalë nuk ka shkelje që të mund të përënin vepër penale.
Që në vitin 2007 nisën hetimet për procedurën e privatizimit të OSSH nga CEZ, e cila u konsiderua korruptive.
Për këtë u morën në pyetje një numër i lartë zyrtarësh, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.
Një seancë më parë, ish-kryetari i komisionit hetimor për çështjen CEZ, Taulant Balla kërkoi që çështja ti kalonte SPAK.