Tre viktima brenda pak orësh, mjekët japin arsyet e humbjeve

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, ku tre raste janë shënuar brenda pak orëve.

Deri më sot në të gjitha raportimet e situatës, Ministria e Shëndetësisë është shprehur se të gjithë të infektuarit ishin në gjendje mesatare dhe të qëndrueshme.

Por si ndërruan jetë 5 personat?

Mjekët janë shprehur se të gjithë të prekurit nga pandemia e covid-19 kanë qënë në gjendje të qëndrueshme por kjo ishte një situatë që ndryshonte brenda pak çastesh. Sipas tyre, gjendja e të infektuarve ishte e mirë ndërsa brenda disa orëve ata përkeqësoheshin deri sa ndërronin jetë.

“Të gjithë personat që vijnë janë në gjendje të agravuar, por jo deri në atë pikë sa të intubohen. Ndërkohë, tek Infektivi janë edhe tre persona të tjerë mbi mesataren. Komplikacionet vijnë në pak minuta dhe e vështirësojnë jetën e pacientëve”, – bëjnë me dije mjekët.


Shtuar 23.03.2020 10:00